Barcelona dhe Borussia Dortmund takohen sonte në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Skuadra spanjolle do të startojë si favorit, pasi është cilësuar si favorit që shkon në tetëshen e fundit. Skuadra e Hansi Flick po ndjek suksesin e trefishtë, me një finale të Copa del Rey kundër Real Madridit që do të vijë më vonë këtë muaj. Barcelona është gjithashtu katër pikë përpara rivalëve të saj në garën për titull në La Liga.
Katalanasit do të jenë pa Dani Olmon në ndeshjen e sotme për shkak të një dëmtimi muskulor. Olmo i bashkohet Marc-Andre ter Stegen, Marc Casado dhe Marc Bernal që mungojnë.
Dortmundi vjen në këtë mbrëmje mes një fushate të vështirë në Bundesligë. Skuadra e Niko Kovac është e teta në Bundesligë pas një sezoni që ka rënë nën të gjitha pritjet. Megjithatë, fitoret e njëpasnjëshme kanë rritur besimin e skuadrës që arriti në finalen e sezonit të kaluar.
Ndeshja nis nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:
Barcelona: Szczesny; Kounde, Cubarsi, Araujo, Balde; De Jong, Pedri, Gavi; Yamal, Raphinha, Leëandoëski
Borussia Dortmund: Kobel; Ryerson, Anton, Bensebaini, Can, Svensson; Gross, Ozcan, Brandt, Adeyemi, Guirassy.