Skuadra e Barcelonës ka shënuar golin e katërt ndaj Real Madridit në finalen e Superkupës së Spanjës.

Golin për 1:4 e shënoi Keita Balde në minutën e fundit të pjesës së parë.

Vinicius Junior ‘vodhi’ një top nga Cassado, për të pasuar te Mbappe, i cili luajti bukur një me një me Balden për të shënuar për 1-0.

Por katalanasit vazhduan me sulme dhe nuk u dorëzuan, duke arritur golin e barazimit në minutën e 22-të me Lamine Yamal për 1-1.

Në minutën e 35-të, Barcelona fitoi penallti pasi rasti u shikua në VAR, ku nga pika e bardhë ishte i saktë polaku Lewandoëwki që shënoi për 2-1.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i tretë i Barcelonës, ku Kounde me një asistim të bukur gjen Raphinhan i cili me kokë shënon për 3-1.

Gjyqtari dha nëntë minuta lojë shtesë, ku në minutën e fundit, Barcelona me një super kundërsulm, arriti të shënojë golin e katërt me Balde që mposhti Courtois.

Një ndeshje shumë e bukur me gola, duke konfirmuar epitetin e El Clasicos. Pjesa e dytë pritet të jetë edhe më e zjarrtë pasi mbretërit nuk do ta pranojnë këtë rezultat.