Policia ka kryer bastisje në Shkup dhe Tetovë, ku janë gjetur drogë, peshore digjitale dhe para të falsifikuara, ndërsa janë privuar nga liria dy persona. Në Shkup, gjatë bastisjes në shtëpinë e një 46-vjeçari janë sekuestruar marihuanë, një peshore digjitale dhe 20 kartëmonedha të falsifikuara prej 100 denarësh. Ndërkohë në një aksion tjetër, gjatë kontrollit në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të një 34-vjeçari në Tetovë është gjetur një substancë pluhurore me ngjyrë kafe dhe një peshore digjitale. Të dy rastet janë në procedurë të mëtejshme, ndërsa pas dokumentimit të plotë, ndaj personave do të ngrihen kallëzime përkatëse.
