I menjëhershëm ka qenë reagimi i BDI-së. Integristët thonë se VLEN sot nuk përfaqëson shqiptarët dhe se reagimi i VLEN është mashtrim. “Në atë ligj nuk ekziston fare dispozitë për gjuhën. As ndalim për shqipen. As rregullim për maqedonishten. Asnjë klauzolë gjuhësore. Pra, po gënjejnë me vetëdije. Për më tepër, Ligji për Përdorimin e Gjuhëve e ka rregulluar qartë këtë çështje. Neni 23, paragrafi 5, përcakton se nëse ligjet tjera nuk harmonizohen brenda afatit ligjor, mbizotërojnë dispozitat e këtij ligji. Kjo do të thotë se baza juridike ekziston, e drejta ekziston, obligimi ekziston. Ajo që nuk ekziston është dinjiteti politik i VLEN-it. Në vend që të kërkojnë zbatim të ligjit, ata kërkojnë justifikime. Ata që sot heshtin kur preket gjuha shqipe, nesër do të heshtin për çdo të drejtë tjetër, thuhet në reagimin e BDI-së./Alsat.mk.

The post BDI i përgjigjet VLEN-it: “VLEN si përfaqëson shqiptarët” appeared first on Alsat.