Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një kumtese kritikoi pushtetin për konkursin e fundit të shpallur nga Ministria e Bujqësisë. Nga kjo parti thonë se nga të gjithë të emëruarit: këshilltarë shtetërorë, udhëheqës të sektorëve, të njësive dhe këshilltarë të zakonshëm, asnjë nuk është shqiptar dhe se rezultati është i qartë: 10 me 0.
Reagimit të BDI-së iu përgjigj Albrim Hoxha, zëvendësministër aktual në Bujqësi nga radhët e VLEN-it. Ai tha theksuar se në detyrë është vetëm tre javë dhe se këto janë procedura janë nisur shumë kohë më parë.
“Si përfaqësues i VLEN në këtë institucion, jam i vetëdijshëm për padrejtësinë që u është bërë shqiptarëve ndër vite në Ministrinë e Bujqësisë dhe nuk do të jem pjesë e heshtjes. Sot në ministri ke shqiptarë që punojnë prej 10-15 vitesh me titullin “pomlad sorabotnik”, sepse kështu i ka lënë BDI” – ka shkruaj Hoxha duke shtuar se së shpejti, në Ministrinë e Bujqësisë do të fillojnë me punë 20 shqiptarë, si punësime të reja.
Reagoi edhe ish- zëvendësministri i Bujqësisë, Flakron Bexheti, i cili tha se ka alarmuar vazhdimisht për trajtimin e padrejtë të shqiptarëve.
