Një trup i djegur i një personi dhe disa kafshë të djegura u gjetën mbrëmë nga zjarrfikësit, pasi fikën një zjarr që shpërtheu pranë urës në Lepenc, afër Stacionit Hekurudhor “Gjorçe Petrov”, përcjell TV21.  Siç njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme në bilancin ditor, dje në orën 18:00 në Stacionin Policor të Shkupit u raportua për një zjarr në bar të thatë, i cili u përhap dhe përfshiu disa objekte ndihmëse dhe stalla ku kishte kafshë shtëpiake.

“Zjarri është shuar nga Brigada për Mbrojtje nga Zjarret në Shkup, ndërsa në një prej hapësirave ndihmëse janë gjetur trupi i një personi si dhe kafshë të djegura. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.