Sot i gjithë opinioni është skandalizuar nga reagimi i partisë Vlen dhe apostrofimi i tyre ndaj prokurorisë.
Komuniteti ndërkombëtar në vazhdimësi raporton për presione qeveritare ndaj prokurorisë dhe gjykatave, ndërsa Vlen këtë dyshim e konfirmoi sot publikisht.
Raporti i Bashkimin Europian alarmon si asnjëherë më parë për ndërhyrje politike në sundimin e ligjit.
Prokuroria dhe Gjykatat duhet të vendosin në bazë të provave e jo direktivave politike dhe partiake.
Drejtësi selektive partiake nuk i duhet as qytetarëve e as Maqedonisë së veriut.
Këtë shqetësim BDI ia ka paraqitur miqve ndërkombëtar, përfshirë dhe komunikatën e sotme të Vlen.
BDI bën thirrje për drejtësi europiane, joselektive. Prokurorët bartin përgjegjësi dhe duhet të vendosin në bazë të ligjit, provave, ekspertizave, e jo në bazë të urdhëresave dhe dëshirave partiake.
Paaftësinë e vet dhe dështimin e tërësishëm, Vlen tenton ta kamuflon me përndjekje politike dhe presion ndaj prokurorisë.
Vlen le të nisë denoncimet nga rradhët e veta, si për shembull Izet Mexhiti dhe Visar Ganou për mbi 250 milion euro dëm me ndërtimet pa leje, Burim Latifi mbi 19 milion euro dëm buxhetit, Nedim Rama dhe keqbërësit e tjerë nga rradhët e tyre.
