Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dekretuar këtë të martë shkarkimin e Vlora Hysenit nga detyra e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH).

Sipas njoftimit të Presidencës, vendimi është marrë në bazë të nenit 93 të Kushtetutës dhe nenit 5, paragrafi 2 të ligjit për Shërbimin Informativ të Shtetit.

Shkarkimi i Hysenit është bërë me propozim të kryeministrit Edi Rama.

Vendimi i Presidentit vjen në të njëjtën ditë kur Prokuroria e Posaçme ka ndërmarrë veprime ndaj Hysenit në kuadër të një procedimi penal.

Vlora Hyseni ishte në krye të SHISH-it që nga viti 2023, kur u dekretua në këtë detyrë nga Presidenti Begaj, pas propozimit të kryeministrit Rama.