Ish-ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi tha se, duhet të ketë një rritje shtesë të pagës minimale, që siç thotë, duhet të jetë 450 deri 500 euro, duke përfshirë sektorin publik dhe privat. Bekteshi tha se, kjo rritje do të ndikojë në rritjen lineare të të gjitha pagave, por nuk përjashtoi mundësinë e një rritje të vogël të inflacionit.