Kreshnik Bekteshi nga Bashkimi Demokratik për Integrim tha se, Maqedonia nuk e ka luksin që të mbajë zgjedhje çdo vit, e për këtë, ai propozoi që të mbahen tri palë zgjedhjet për një vit, përcjell TV21. Bekteshi tha se, RMV-ja, në cikël zgjedhor harxhon 10 milionë euro por, ai tha se jo vetëm që harxhohen paratë e qytetarëve por njëkohësisht edhe ngadalësohet zhvillimi ekonomik por edhe ndodhë bllokimi i institucioneve të vendit.