‘Blackout’ në San Francisko, rreth 130 mijë banorë pa energji elektrike

Rreth 130 mijë banorë në San Francisko kanë mbetur pa energji elektrike si pasojë e një ndërprerjeje të furnizimit me rrymë, ka njoftuar kompania kryesore e energjisë në qytet, Pacific Gas & Electric Company.

Autoritetet lokale u kanë kërkuar qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi, pasi disa semaforë nuk janë funksionalë, ndërsa transporti publik rrezikon të ketë probleme.

Kryebashkiaku i San Franciskos, Daniel Lurie, u ka bërë thirrje banorëve të shmangin lëvizjet e panevojshme.

“Nëse nuk keni nevojë të udhëtoni sonte, ju lutemi të mos dilni dhe të qëndroni në shtëpi,” deklaroi ai, duke shtuar se autoritetet do të rrisin praninë e policisë në kryqëzime për të garantuar sigurinë e qytetarëve që ndodhen ende në rrugë.

Image

The post ‘Blackout’ në San Francisko, rreth 130 mijë banorë pa energji elektrike appeared first on Alsat.