Në fund të mandatit të kësaj Qeverie në 2028 të fillojnë aktivitetet në terren, ndërsa pas 7 vitesh, deri në 2035, projekti Çebren dhe Galishtë ta shohë dritën e Diellit. Ky është vizioni i Qeverisë që në emisionin “Biznes 21” e zbuloi zëvendësministri i energjetikës Mirosllav Llabudoviq. Ai thotë se qëndrimi është që ky të jetë projekt i Maqedonisë dhe do të jetë një xhevahir në sektorin energjetik. Ndërsa EMV tashmë po negocion me bankat për para. Sipas vlerësimeve fillestare do të kushtojë nga 1 deri në 1.5 miliardë euro. Detaje nuk zbulon, thotë se së shpejti do të ketë.

“Në këtë moment EMV punon dhe ka filluar negociata me banka ku do të sigurohen kredi të favorshme, kushte të favorshme dhe mënyrë pagese për gjithë këtë histori. Dhe në këtë periudhë që do të vijë, unë pres deri në fund të mandatit të kësaj qeverie dhe këto janë edhe përpjekjet dhe e gjithë situata siç po shkon, që ne të fillojmë një hap serioz në realizimin e atij projekti. Është parashikuar që projekti të ndërtohet rreth shtatë vite sepse është një megaprojekt”, tha zëvendësministri i Energjetikës, Mirosllav Llabudoviq.

Sipas tij, projekti në këtë moment parashikon ndërtimin e tre digave: Çebren, Galishtë dhe Orlov Kamen, do të jetë pikë pompim-ruajtëse ku do të shfrytëzohet maksimalisht kapaciteti i ujit.
Sa i përket investitorëve për data-qendrat për të cilat pati reagime në opinion, Llabudoviq është decid se po negociohet, ka investitorë dhe kur të përfundojnë negociatat do të prezantohet nëse është mirë apo jo. Thotë se çdo investim që sjell mirë për shtetin duhet të shqyrtohet.

“Çdo investim që sjell plus për shtetin, ku na ul deficitin e buxhetit, të jemi të sinqertë me speca dhe domate ekonomia nuk mund të mbahet.nKa filluar procesi i ndryshimeve ligjore që do të mundësojnë ndryshime në ligje për të mundur të ndërtohen data-qendra të tilla.
A kemi investitorë?
Sigurisht po, nëse kemi arritur në këtë fazë të ndryshojmë ligje. Përndryshe pse do të ndryshonim ligj për diçka që nuk ekziston”, theksoi zëvendësministri i Energjetikës, Mirosllav Llabudoviq.

Llabudoviq është optimist se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike vitin e ardhshëm. Thotë se çmimi aktual i energjisë vendore është nën 100 euro për megavat/orë, ndërsa nëse merret mesatarja duke marrë parasysh tregtimin e energjisë nga EMV, pasi në tregje çmimi në disa momente është edhe zero, mesatarja është rreth 70 euro.