Duket si ide e zgjuar për rritje të shpejtë, por në fakt është një mashtrim viral që dëmton rrënjët

Në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok, po qarkullojnë dhjetëra video që premtojnë rritje “të mrekullueshme” të bimëve me metoda të pazakonshme, si ujitja me qumësht apo me ujë të ëmbëlsuar. Megjithëse duken interesante dhe kanë një logjikë të caktuar, ekspertët tërheqin vëmendjen se këto metoda mund të sjellin më shumë dëm sesa dobi.

Ujitja me qumësht

Ideja që qumështi mund të përdoret si lëndë ushqyese për bimët vjen nga përmbajtja e tij në kalcium, proteina dhe mikronutrientë, që teorikisht mund të ndihmojnë bimët. Disa eksperimente të vogla shtëpiake kanë treguar se solucionet shumë të holluara të qumështit të skremuar, të spërkatura mbi gjethe, mund të pengojnë shfaqjen e mykut pluhur tek disa lloje bimësh.

Megjithatë, agronomët theksojnë se ujitja me qumësht nuk është metodë plehërimi. Sipas studimeve të publikuara nga University of Vermont Extension dhe Oregon State University, qumështi mund të përdoret vetëm rastësisht dhe në sasi minimale, pasi qumështi i tepërt krijon shtresë bakteriale në tokë, pengon qarkullimin e ajrit dhe rritjen e rrënjëve, duke shkaktuar erë të keqe dhe kalbje. Prandaj, përdorimi i tij duhet të jetë vetëm eksperimental dhe paraprakisht i testuar në një bimë të vetme, transmeton Telegrafi.

The post Çfarë ndodh nëse i ujitni bimët me qumësht apo ujë me sheqer? Truku viral që po qarkullon në rrjete – ja e vërteta! appeared first on Alsat.