Manchester United ka realizuar një përmbysje spektakolare ndaj Romës, duke triumfuar me rezultat 3:2 në një ndeshje dramatike të Ligës së Kampionëve, të zhvilluar në “Old Trafford”.

Pasi pjesën e parë e mbylli në disavantazh prej dy golash, skuadra e drejtuar nga Michael Carrick reagoi në pjesën e dytë, fillimisht përmes Bruno Fernandesit, i cili realizoi nga penalltia në minutën e 58-të, ndërsa braziliani Cunha shënoi dy herë, në minutat 83 dhe 86, për ta kompletuar përmbysjen.

Kjo fitore vjen në një moment të vështirë për “Djajtë e Kuq”, të cilët po përballen me rezultate jo të mira si në garat evropiane, ashtu edhe në kampionatin anglez.