Jasir Asani ka qenë heroi i Esteghlalit, duke shënuar golin e fitores në minutën e 90+1 në përballjen ndaj Al Shamal në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Sulmuesi shqiptar realizoi pas asistimit të Eslamit, duke i siguruar skuadrës iraniane triumfin minimal 1:0 dhe tri pikë të rëndësishme.

Me këtë sukses, Esteghlali ngjitet në kuotën e nëntë pikëve pas katër ndeshjeve, ndërsa Asani u shpall lojtari më i mirë i takimit, duke vazhduar sezonin me statistika mbresëlënëse prej shtatë golash dhe dy asistimesh.