Migrimi i brendshëm ka bërë që të mbipoullohet kryqyteti. E këtë ditë e kanë pritë ndërtuesit e pronave të patndshme, të cilët kanë ngritur çmimet në ajër. Autoritet s’kanë ndërmarrë asnjë masë për frenimin e tyre me kosto tavan konform shpenzimeve. Edhe kryetari i Qyteti të Shkupit, Orce Gjorgievski, beson se çmimet e apartamenteve në kryeqytet janë shumë të larta dhe se rritja e çmimeve të pasurive të paluajtshme nuk është plotësisht e justifikuar, megjithëse pranon se shtrenjtimin e materialeve e punës.

“Këto çmime, për të qenë i sinqertë, janë të palogjikshme për mua personalisht në Qytetin e Shkupit. Kur bleva një apartament në Kisella Voda, metri katror ishte afër 1,000€, kam jetuar 22 vite në Draçevë ku tani jetojnë prindërit, atëherë mora kredi e u shpërngula. Dhe tani është mbi 2,000€ që sipas meje s’ka logjike! Unë e kuptoj se çmimet e materialeve, karburanti dhe fuqia punëtore janë shtrenjtuar, po rçmimet e rritura sot të them sinqerisht janë shumë të shtrenjta”, tha Orce Gjeorgjievski

Në paraqitjen e javës që lam pas në emisionin “Click Plus” të TV21, Gjorgievski tregoi se ai vetë e ka ndjerë rritjen e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme. Ai tregoi se i kupton arsyet e rritjes së kostove në sektorin e ndërtimit, por beson se çmimet aktuale janë shumë të larta. Sipas tij, një rritje shtesë e çmimeve do të ishte e vështirë për t’u pranuar, veçanërisht në kushtet kur shteti po përpiqet të ndihmojë të rinjtë që duan të sigurojnë shtëpinë e tyre dhe të krijojnë një familje. Në disa zona më të frekuentuara ka arritur çmimi deri në 3 mijë euro për metër katror. Kjo i bie që para pandemisë me çmimin që ke blerë një garsonjere, tani mund ta marrësh vetëm një garazh ose një terasë.

Çmimet e banesave në Shkup
Vodno – 2,500-3,300 €/m2
Debar Maalo-2,400-3,100 €/m2
Taftalixhe-2,300-3,000 €/m2
Qendër – 2,400-2,800 €/m2
Kapishtec – 2,100-2,600 €/m2
Çair – 1,300-1,750 €/m2
Butel – 1,250-1,650 €/m2
Çento – 1,100-1,450 €/m2
Fushë Tophane – 1,000-1,400 €/m2
Draçeva – 900-1,200 €/m2

Gjorgjievski shprehu pritjen e tij që kompanitë e ndërtimit nuk do të ndërmarrin hapa që do të neutralizonin efektin e masave për të mbështetur çiftet e reja. Ai theksoi se përveç mbështetjes shtetërore, përgjegjësia është e nevojshme edhe nga sektori i ndërtimit. Sipas tij, shteti duhet të japë një dorë ndihme, por edhe kompanitë e ndërtimit duhet ta bëjnë dhe në anëtën tjetër, veç se është promovuar projekti i lehtësimit të çifteve të reja që blejnë banesën e parë për të jetuar në vend.