Profesori universitar Sejfulla Osmani në një deklaratë për TV21, foli për tragjedinë në Crans Montana të Zvicrës ku jetën e humbën 40 persona nga zjarri që shpërtheu në “La Constellation”. Osmani theksoi se në Zvicër faji kërkohet aty ku duhet te faktorët e drejtpërdrejtë për inicimin e zjarrit, duke shtuar se po njëjtë duhej të veprohet edhe në tragjedinë e Koçanit ku shpertheu zjarr në Diskotekën “Puls”. Juristi Sejfulla Osmani mes tjerash theksoi se ka dallim në hetim Crans-Montana dhe Koçani. Siç shtoi profesori universitar në Zvicër Prokuroria fajin e kërkon aty ku duhet, ndërsa tek ne aty ku duan.
“Ne e kërkuam fajin aty ku deshëm, duke gjuajtur shtriga. Duke kërkuar fajtorin te ministrat, te njerëz që kanë pasur kompetenca shumë më herët, kurse ata e kërkojnë tek inspektorati, te menaxherët udhëheqës të korporatës, te faktorët e drejtpërdrejtë për inicimin e zjarrit. Do me thënë kështu duhej bërë edhe në rastin tonë, dhe unë uroj që edhe në rastin e Koçanit vazhdimësia e hetimit dhe kërkimit të përgjegjësit të shkojnë në këtë drejtim”, u shpreh Sejfulla Osmani – profesor universitar – jurist.
