Debat në familje, përfundon keq në Gostivar: Burri përvëlon gruan me kafe të nxehtë
Një rast i dhunës në familje është regjistruar në një fshat të Gostivarit, ku një 52-vjeçar dyshohet se ka sulmuar bashkëshorten e tij duke i derdhur kafe të nxehtë.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 15 shtator, rreth orës 23:30, pas një debati në shtëpinë familjare. I dyshuari, B.K., 52 vjeç, dyshohet se i ka derdhur kafenë e nxehtë bashkëshortes së tij, 40-vjeçare, duke i shkaktuar djegie.
Pas denoncimit të bërë nga gruaja, policia e Njësisë së Punëve të Brendshme në Gostivar ka arrestuar të dyshuarin. Ai është mbajtur në stacionin policor për procedurë të mëtejshme.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, pritet që ndaj tij të ndërmerren masat përkatëse ligjore.
