Milani ka mbyllur pjesën e parë me epërsi 3-1 ndaj Interit në derbin e zhvilluar në “San Siro”.

Kuqezinjtë kaluan në avantazh me golat e Christian Pulisic (4’) dhe Adrien Rabiot (10’), ndërsa Alessandro Bastoni ngushtoi rezultatin për Interin në minutën e 22-të. Pak para pushimit, Diego Moreira shënoi një supergol nga goditja e dënimit (43’), duke vulosur rezultatin e pjesës së parë.