Milani ka fituar derbin e parë të sezonit ndaj Interit, duke triumfuar me rezultatin 3-1 në “San Siro”, përcjell TV21. Christian Pulisic (4’), Adrien Rabiot (10’) dhe Diego Moreira (43’) realizuan për kuqezinjtë, ndërsa Alessandro Bastoni (22’) shënoi golin e vetëm për zikaltërit.
Interi tentoi të rikthehej në lojë në pjesën e dytë, por Milani administroi epërsinë deri në fund. Me këtë fitore, kuqezinjtë i shkaktojnë rivalit të qytetit një tjetër zhgënjim, duke e zgjatur serinë e Interit në tetë derbi pa fitore.
