Një kompani është tërhequr sot nga Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP), mëson TV21. Burime të TV21 kanë bërë të ditur emrin e kompanisë. Kjo i paraprin tërheqjes edhe të kompanive të tjera më herët.
Kompanitë private goxha me nam në pronësi të biznesmenëve shqiptarë, të njohura për redaksinë e TV21, të cilat pohojnë se janë tërhequr nga ODA Ekonomike Veri-Perëndimore, adresojnë ankesa se individë të caktuar brenda Odës e shfrytëzojnë këtë organizatë për interesa të tyre personale, të kenë lehtësira fiskale e doganore.
Disa kompani, të cilat kanë pasur dëme të mëdha materiale nga vërshimet dhe zjarret, por edhe probleme të tjera juridike thonë se OEMVP asnjëherë nuk u bë zëri i tyre.
