Pa energji elektrike sot, nga ora 08:30 deri në 15:00, do të mbeten një pjesë e banorëve të rrugës 8 në fshatin Sonje e Epërme, në vendin e njohur si Koshtan. Ndërsa nga 09:00 deri në 11:00, pa rrymë do të jenë edhe një pjesë e konsumatorëve në bulevardin Brigada Maqedono-Kosovare, pranë servisit Butel, njoftoi Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza (QRMK) – Shkup.

Nga 09:00 deri në 12:00, energji elektrike nuk do të kenë edhe një pjesë e banorëve të rrugës 4Sopishtë, në vendin e njohur si Vetrila. Nga 09:00 deri në 14:00, pa rrymë do të mbeten konsumatorët e rrugës Todor Çangov – dega 21

në komunën e Aerodromit, si dhe një pjesë e banorëve të rrugëve “Haga”, “Budapesti” dhe “Dushko Bojkovski” në komunën e Karposhit.

Nga 09:30 deri në 14:30, ndërprerje të furnizimit me energji elektrike do të ketë edhe në rrugët “Aleksandri i Maqedonisë” , “Boris Sarafov” dhe “Smilevska“, në objektin e bashkësisë lokale dhe në pompën e derivateve, si dhe për një pjesë të banorëve të rrugës “Mali i Zi”.

Ndërkaq, nga 12:00 deri në 14:00, pa energji elektrike do të mbeten konsumatorët e rrugës 95 dhe rrugicave përreth në fshatin Vollkovë, në komunën e Gjorçe Petrovit.