3 Maji është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit që nga viti 1993 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
Në Kosovë kjo ditë do të shënohet me aktivitete të ndryshme.
Në shënimin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit 2026, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës mban sot panel diskutimi me temën “Ndikimi i profesionit në shëndetin mendor të punonjësve të mediave”.
Kosova është renditur në vendin e 84-të nga 180 shtete në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit për vitin 2026, duke shënuar një përmirësim krahasuar me vitin paraprak, kur mbante pozitën e 99-të.
The post Dita Botërore e Lirisë së Shtypit appeared first on Alsat.
