Më 23 qershor të vitit 1995, në moshën 81-vjeçare vdiq Jonas Salk, i cili zhvilloi vaksinën e parë kundër polios.

Duke pasur parasysh frikën dhe ankthin që poliomeliti kishte shkaktuar gjatë gjysmës së parë të shekullit të njëzet, suksesi i vaksinës në vitin 1955 e bëri doktor Salk hero ndërkombëtar.

Nga viti 1960, megjithatë, Salk ishte gati për punë të tjera. Ëndrra e tij ishte për të krijuar një qendër të pavarur kërkimore, ku një komunitet dijetarësh të interesuar në aspekte të ndryshme të biologjisë mund të merreshin me studimin e jetës.

Instituti sot mban emrin Salk dhe në hyrje të tij qëndron pllakati me mbishkrimin: “Shpresa mbështetet në ëndrrat, imagjinatën dhe guximin e atyre që guxojnë për të bërë ëndrrat realitet.

The post Doktor Salk, heroi ndërkombëtar që zhvilloi vaksinën e parë kundër polios appeared first on Alsat.