Artisti i njohur nga Shkupi, Valon Suma është gati të rikthehet fuqishëm në skenën muzikore me projektin e tij më të ri “Dy Fjalë”, një këngë emocionuese që pritet të lansohet shumë shpejt, e shoqëruar me një videoklip të realizuar me shumë stil dhe ndjenjë.
Kjo këngë shënon një bashkëpunim të veçantë me producentin e talentuar Daniel Joveski.
Videoklipi është në përfundim dhe shumë shpejt do të jetë i disponueshëm për të gjithë fansat e muzikës së mirë dhe artdashësit që e ndjekin Valonin në rrugëtimin e tij artistik.
Qëndroni gati, “Dy Fjalë” po vjen!
