Dy të punësuar në Gjykatën Penale të Shkupit janë arrestuar për ryshfet. Njëri prej tyre me funksion polic gjykate dhe tjetri furnizues i mallrave, janë përfshirë në vepra korruptuese me qëllim që të ndërmjetësojnë në Gjykatën e Apelit dhe Supreme, për një lëndë ku është shqiptuar dënim me 1 vjet burg për prodhim dhe tregim të paautorizuar të armëve. Gjykata i ka caktuar policit gjyqësor paraburgim 30-ditor, ndërsa furnizuesit i cili ndiqet për ndihmë gjatë kryerjes së veprës penale, arrest shtëpiak. /Alsat.mk