Norvegjia tha të premten se do të paraqesë një projektligj në parlament deri në fund të vitit për të ndaluar fëmijët të përdorin mediat sociale deri në moshën 16 vjeç.

Kjo, duke i bërë kompanitë e teknologjisë përgjegjëse për detyrën e verifikimit të moshës.

Disa vende evropiane po kërkojnë të frenojnë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët, pasi Australia mori drejtimin me një ndalim të parë në botë për fëmijët nën 16 vjeç dhjetorin e kaluar, raporton Reuters.

“Ne po e prezantojmë këtë legjislacion sepse duam një fëmijëri ku fëmijët të jenë fëmijë”, tha kryeministri Jonas Gahr Stoere në një deklaratë.

The post Norvegjia po planifikon të ndalojë përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën moshën 16 vjeç appeared first on Alsat.