Policia e Himarës u vjen në ndihmë dy turistëve nga Maqedonia, të cilët mbetën të bllokuar në Gjirin e Filikurit.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, pas marrjes së njoftimit se dy turistë ishin bllokuar në plazhin e Filikurit dhe një prej tyre kishte rrëshqitur dhe kishte marrë dëmtime, organizuan punën për t’u ardhur në ndihmë.
Shërbimet e rendit dhe ato të plazhit pasi mbërritën në plazhin e Filikurit ndërhynë menjëherë dhe ofruan ndihmën e nevojshme, duke siguruar që turistët të nxirreshin në mënyrë të sigurt prej andej.
Shtetasja e huaj, e cila kishte pësuar dëmtim të lehtë si pasojë e rrëshqitjes, mori ndihmën e parë dhe nuk ka probleme shëndetësore.
Policia e Himarës garanton se është gjithmonë pranë qytetarëve dhe vizitorëve, gati për të ofruar ndihmë në çdo rast emergjent.