Ministri i Transformimit Digjital, Stefan Andonovski, prezantoi raportin për punën dyvjeçare të dikasterit që drejton, duke thënë se transformimi digjital duhet të sjellë shërbime më të shpejta dhe më të qasshme për qytetarët. Ai theksoi se numri i shërbimeve elektronike në portalin kombëtar uslugi.gov.mk është rritur nga 120 në 352, ndërsa numri i përdoruesve nga 110 mijë në vitin 2024 në 266 mijë aktualisht.
Sipas Andonovskit, është rritur edhe shkëmbimi elektronik i të dhënave mes institucioneve, ndërsa janë zgjeruar qendrat e shërbimeve për qytetarët.

“Ndryshimi i parë dhe më i rëndësishëm që është bërë, është fokusimi te portali kombëtar uslugi.gov.mk. Ky portal ishte menduar si porta qendrore digjitale drejt shërbimeve të shtetit, por për vite me radhë ishte i zhvilluar dhe i përdorur në mënyrë të pamjaftueshme. Sot situata është ndryshe.Numri i shërbimeve elektronike në portal është rritur nga 120 në vitin 2024, në 352 në vitin 2026. Kjo paraqet rritje prej 193 për qind.Numri mujor i shërbimeve të lëshuara është rritur nga 1.354 në vitin 2024, në 13.435. Kjo është rritje prej 892 për qind, ose pothuajse nëntë herë më shumë shërbime të ofruara. Numri i përdoruesve është rritur nga 110 mijë në 267 mijë, ndërsa numri i përgjithshëm i kërkesave të dorëzuara është rritur nga 64 mijë në 340 mijë”, tha Stefan Andonovski