Një rast shqetësues është regjistruar mbrëmjen e sotme në një lagje të Shkupit, ku është kapur një ujk që dyshohet se mbahej ilegalisht si kafshë shtëpiake.

Sipas informacioneve të publikuara nga kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, kafsha është gjetur me rrip dhe zinxhir, ndërsa për rastin janë njoftuar menjëherë institucionet kompetente.

“Ky nuk është vetëm një akt i papërgjegjshëm, por edhe një rrezik serioz për sigurinë e qytetarëve”, ka deklaruar Gjorgjievski, duke dënuar ashpër mënyrën e trajtimit të kafshëve të egra.

Ai bëri të ditur se ujku aktualisht po trajtohet nga shërbimet e Kopshti Zoologjik i Shkupit, ndërsa pritet që institucionet të ndërmarrin masa dhe të zbardhin plotësisht rastin.

Rasti ka ngjallur reagime të shumta në opinion, duke hapur debat për mbajtjen ilegale të kafshëve të egra dhe rrezikun që ato paraqesin për qytetarët.