Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Rusia ka nisur një zjarr në termocentralin bërthamor në Zaporizhzhia.
Rusia ka okupuar centralin, që është në territorin e Ukrainës, pak pasi nisi pushtimin në shkurt 2022. Gjashtë reaktorët e tij janë mbyllur dhe nuk është regjistruar ndonjë aktivitet bërthamor të dielën.
“Aktualisht, nivelet e rrezatimit janë brenda normave”, ka thënë Zelensky.
“Përderisa terroristët rusë e mbajnë kontrollin e termocentralit bërthamor, situata nuk është dhe nuk mund të jetë normale”.
Zelensky ka shtuar se që nga dita kur ka marrë kontrollit, Rusia e ka përdorur atë për ta shantazhuar Ukrainën dhe të gjithë botën.
Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike ka thënë se është njoftuar se ka ndodhur një sulm me dron në një prej zonave të centralit, por se nuk kishte ndikuar në sigurisë bërthamore.