Në fillim të javës, territori i gjithë shtetit do të përfshihet nga temperatura të larta të fazës portokalli. Prandaj, Qeveria mbajti seancë ku u miratuan disa rekomandime dhe masa.

Rekomandohet që gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjeç të lirohen nga puna të hënën dhe të martën. Në të njëjtën periudhë, punëdhënësit duhet të riorganizojnë aktivitetet e punës së punëtorëve të ndërtimit dhe punëtorëve që punojnë në të hapur, duke shmangur ndërtimet dhe aktivitetet e tjera të punës në të hapur në periudhën nga ora 11:00 deri në orën 17:00.

Çerdhet nuk duhet të ushtrojnë aktivitete fizike në të hapur nga ora 11:00 deri në orën 17:00, ndërsa komunat, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për Punë Sociale në rajonet e prekura nga vala e të nxehtit duhet të ofrojnë ndihmë personave që jetojnë vetë, të moshuarve, të sëmurëve dhe për të pastrehëve.