Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e emrave të rrugëve, shesheve dhe urave në Tetovë ka vazhduar të përplasë BDI-në dhe VLEN-in, ku të dyja palët që fajësojnë njëra-tjetrën për situatën e krijuar, transmeton TV21.
Nga BDI vlerësojnë se tentimet për të relativizuar ndryshimin e emërtimeve përbëjnë cenim të identitetit të Tetovës dhe akuzojnë VLEN-in se ka toleruar procese që, sipas tyre, rikthejnë simbolika të së kaluarës.
Partia kërkon sqarime nga Komuna e Tetovës dhe nga përfaqësuesit e VLEN-it në pushtet lidhur me komunikimet dhe qëndrimet e mbajtura gjatë procedurave para institucioneve kompetente.
Nga ana tjetër, VLEN kundërpërgjigjet duke akuzuar BDI-në se për më shumë se dy dekada, ndërsa ka qenë pjesë e pushtetit lokal dhe qendror, nuk ka arritur të sigurojë një zgjidhje të plotë dhe të qëndrueshme për emrat e rrugëve në Tetovë.
Sipas VLEN-it, problemi i sotëm është trashëguar pikërisht nga periudha e qeverisjes së BDI-së, ndërsa theksojnë se Komuna e Tetovës tashmë ka formuar komisionin përkatës që po punon për një zgjidhje ligjore dhe përfundimtare të emërtimeve.
