’Shqipëria elektrizoi Europën në natën e dytë të Eurovisionit me dinjtet.

Me ”Nan”, këngëtari Alis nuk performoi thjesht një këngë, ai ndali frymën e gjithë arenës me zë, performancë dhe forcën e një tradite shqiptare por të modernizuar për një plagë siç është ikja e fëmijëve dhe mbetja e nënave vetëm.

Në kulmin e emocioneve, pranë tij u shfaq aktorja e mirënjohur e filmit dhe teatrit, Rajmonda Bulku me një interpretim drithërues që i dha skenës peshën e një rrëfimi të paharrueshëm.

Vlerësimet pozitive u forcuan edhe më shumë gjatë provave gjenerale, ku performanca e artistit shqiptar mori reagime entuziaste nga publiku dhe kritikët e festivalit.

Kënga nisi me skenën e parë, të idesë së një piste avioni, që simbolizon ikjen e shqiptarëve nëpër botë, por është një rrugë që pret kthimin e tyre.

Më pas shfaqen në ekranin e madh nënat nga krahina të ndryshme të Shqipërisë.

Një tjetër element është edhe veshja e këngëtarit, në ngjyrë të zezë me shkëlqim, në formën e shqiponjës.

Po ashtu edhe veshja e aktores Bulku, në traditën popullore. Performanca u kompletua me një gjetje të backvokalëve në formë ilirike dhe një DARK performancë të një niveli të lartë.