Një fanellë e kuqe e legjendës së basketbollit, Michael Jordan, është shitur për plot 14 milionë dollarë në një marrëveshje private. Fanella ishte veshur dhe nënshkruar nga Jordan gjatë finales së NBA-së në vitin 1998, në ndeshjen e dytë mes Chicago Bulls dhe Utah Jazz.

Blerësi është investitori amerikan Ron Firman, ndërsa sipas shtëpisë së ankandeve Hunt Auctions, kjo është shuma më e lartë e paguar ndonjëherë për një artikull të koleksionit të basketbollit.