Legjenda braziliane Ronaldinho, në moshën 46-vjeçare, do të luajë sot ndeshjen e tij të parë zyrtare pas më shumë se një dekade. Ai do të jetë titullar me skuadrën italiane Ravenna në derbin ndaj Forlì, në kuadër të Serisë C.

Trajneri Andrea Mandorlini ka konfirmuar se braziliani do të nisë ndeshjen nga minuta e parë. Ronaldinho, i cili ka 299 gola në karrierën profesionale, do të kërkojë të shënojë golin e tij të 300.

Ndeshja nis në orën 17:30, ndërsa rikthimi i tij transmetohet edhe në kanalin YouTube të Sky Sports.