Më poshtë ju sjellim postimin e plotë të sekretarit të përgjithshëm të BDI-së, Faton Ahmeti:

Majen më të lartë të Sharrit plak, që historikisht banorët e zonës e kanë quajtur Turçin apo Turku i madh, e më pas Maja e Shqiponjave, kryetari i Tetovës, parapëlqen ta quaj në bazë të nomenklaturës jugosllave, Maja e Titos (Titov Vrv). Me siguri kjo nostalgji daton që nga koha, kur ky, si fillorist, nëpërmjet vjershës i thurrte lavde J. B. Titos.

Idealet dhe idolët nuk i vyshk as mosha!