Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm është arrestuar 32-vjeçari A.M. nga Shkupi, përcjell TV21. Ai dyshohet se pas një zënke me babanë e tij 55 vjeç, mori lëndë djegëse dhe e dogji një motoçikletë në pronësi të nënës së tij.

“Sipas njoftimit, ai ka tentuar t’i vërë flakën shtëpisë me një materie ndezëse, por është penguar nga fqinjët. A.M. është ndaluar në stacion dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës”, shtojnë nga MPB.