Disa qytetarë të shqetësuar në redaksinë e portalit tonë kanë dërguar foto nga rrugat Shkup-Prishtinë, në zonën industriale Vizbeg ku shihet se në mes të rrugës mungon kapaku i pusetës dhe si pasojë mund të ndodhë ndonjë aksident me pasoja fatale.

Përndryshe kjo rrugë është ndër më të frekuentuarat në Shkup.