Gazetare: Linda Ebibi Ademi
Vendi po përballet me mungesë të terapive moderne për fëmijët e vegjël, veçanërisht për pacientët me sëmundje të rralla, fibrozë cistike dhe sëmundje të tjera kronike. Mungesa vërehet edhe te preparatet për inhalim dhe disa mjete të tjera diagnostikuese. Mjekët thonë se është i nevojshëm standardizimi i protokolleve të trajtimit në përputhje me praktikat evropiane.
“Neve na mungojnë barna për sëmundje të rralla, na mungojnë barna për sëmundje të caktuara, jo vetëm barna, kemi edhe mjete për diagnostikim që na mungojnë. Për fëmijët e rritur është më e lehtë, por për fëmijët e vegjël ka disa gjëra që na mungojnë, psh tani kemi mungesë për fibrozën cistike…kemi barna për ata mbi moshën 18 vjeç, kemi edhe për ato prej moshës 12 vjeç, por neve na nevojiten terapi për fëmijët e vegjël,” tha Tanja Jakovska, pediatre.
Si pasojë e mungesës së terapisë moderne, shumë pacientë detyrohen të kërkojnë trajtim dhe të sigurojnë barnat e nevojshme në shtetet fqinje.
“Problemi është që ne nuk kemi një pjesë të preparateve bashkëkohore për shërimin e disa sëmundjeve respiratore, dhe pacientët me shumë mundësi janë të detyruar të shkojnë në vendet fqinjë që të mund të furnizohen me ilaçin e nevojshëm,” u shpreh Mimi Poposka, pediatre.
Për mungesën e mjekëve pediatër, mjekët thonë se nevojitet një program afatgjatë për forcimin e specializimit në pediatri. /Alsat.mk
The post Fëmijët pa shpresë trajtimi në vend, mungesa e terapisë moderne i detyron të kërkojnë shërim jashtë shtetit appeared first on Alsat.
