Filipçe: Pas zjarrit në depon e mbetjeve elektronike në Trubarevë situata po del jashtë kontrollit

Lideri i LSDM-së opozitare, Venko Filipçe pas zjarrit në depon e mbetjeve elektronike në Trubarevë tha se situata po del jashtë kontrollit.

Sipas tij në pak ditë u dogjën dy fabrika dhe akuzoi se për dy javë pushteti nuk po arrin t’i shuajë zjarret në deponinë Drislla dhe Vardarishte. „Shkupjanët po helmohen me mat erie kancerogjene.

Tani digjet depoja e mbetjeve në Trubarevë. Shteti në vend se krenar, u shndërrua në kaos. Në vend të “Maqedonia e jotja”, Maqedonia u dogj, reagon Filipçe.

Ai shton se duhet t’i jepet fund papërgjegjësisë pasi siç thekson Maqedonia është bërë vend i rrezikshëm për jetë.