Me përballjet në mes Arsimit dhe FC Shkupit, si dhe Tikveshit e Makedonija Gjorçe Petrovit, ka nisur java e 8-të në futbollin elitar në Maqedoni. Arsimi nuk lejoi befasi dhe me 4-2 mundi FC Shkupin, duke regjistruar fitoren e parë në terrenin vendas në këtë sezon, ndërsa për mysafirët ishte disfata e 8-të, në po aq javë të futbollit elitar. Fitore si nikoqir arrin edhe Tikveshi, i cili regjistroi fitoren e dytë në terrenin vendas duke mundur  Makedonija Gjorçe Petrovin me 2-1.

Ndërkohë derbi i kësaj jave do të zhvillohet të dielën në Tetovë, ku Shkëndija do të përballet me Sileksin. Nën hije të kësaj sfide, Rabotniçki në terrenin e vet përballet me Brerën.

Të hënën, pasojnë edhe dy duele mjaft interesante. Struga Trim Lum takohet me Pelisterin, ndërsa në Kumanovë, Bashkimi sfidon Vardarin, që është cilësuar si ndeshje e rrezikut të lartë. Të gjitha ndeshjet nisin në orën 15.00.

The post Fitorja e parë për Arsimin në Gostivar në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë appeared first on Alsat.