Piloti italian i Dukatit, Françesko Banjaia, fitoi garën sprint në pistën e Motegi, e vlefshme për Çmimin e Madh të Japonisë në MotoGP. Një rikthim te fitorja për ish-kampionin e botës, në një garë që e dominoi nga fillimi në fund.

Në vendin e dytë u rendit shoku i tij i skuadrës Mark Markez, që më këtë pozicion i afrohet edhe më shumë titullit kampion. Titull që mund të vijë të dielën për pilotin spanjoll, duke mbyllur kështu gjithcka.

Në podium u ngjit edhe spanjolli tjetër Pedro Akosta me KTM, ndërkohë që në “Top-5” edhe Joan Mir me Honda e Franko Morbidelli me VR46.

Gara e së dielës pritet me interes për të mësuar nëse Markez do të shpallet kampion apo jo.

The post Françesko Banjaia, fiton garën sprint në pistën e Motegit në Japoni appeared first on Alsat.