Diego Simeone ka prezantuar derbin e sotëm të Madridit.
“Kur ndeshje si kjo fillojnë, nuk ka diferencë pikësh. Me kalimin e kohës, cilësia e skuadrave vendos rezultatin. Do të jetë një përballje e ngushtë në mesfushë, me tranzicione vendimtare”.
Ai vlerësoi shumë ecurinë e Realit
“Është rritur falë lojës së ekipit. Sulmon mirë në pozicion, trajneri ka punuar shumë në mbrojtje, bën presing më të lartë, prandaj ka fituar çdo ndeshje”.
Për rolin e trajnerëve.
“Jo, lojtarët e bëjnë diferencën. Ne kemi 8 lojtarë të rinj dhe po ecim drejt të bërit një skuadër më të mirë. Disa gjëra janë të konsoliduara, të tjera duhet përmirësuar. Shpresoj të përmirësohemi ndeshje pas ndeshjeje”.
Për Alvarezin dhe Mbappen.
“Nuk gjykoj kundërshtarët. Julián punon me ekipin dhe tifozët e duan shumë. Shpresoj të bëjë një performancë të madhe në derbi”.
Për Ruxherin dhe Raspadorin
“Pres shumë më tepër nga ata. Raspadori stërvitet rregullisht, do të japë maksimumin. Matteo po ashtu duhet të japë më shumë. Nevojitet kontributi i tyre maksimal”.
Për Alvarezin
“Golin e parë e shënoi në ndeshjen e pestë, sezonin e kaluar, por e mbylli me 18 gola. Është lojtar i jashtëzakonshëm”.
The post Diego Simeone: Në derbi ndeshjet, nuk ka rol të madh diferenca në pikë appeared first on Alsat.
