Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, tha se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve ka avancuar dukshëm përdorimin e gjuhës shqipe, por sipas tij, shqipja dhe maqedonishtja ende nuk janë në nivel të barabartë. I pyetur se a po punojnë për një ligj më të mirë i cili do ta avanconte akoma më shumë dhe do ta zyrtarizonte gjuhën shqipe, Gashi tha se aktualisht nuk është në pozitë të diskutojë me kryeministrin për çështje të tilla, duke theksuar se këto tema duhet të trajtohen në nivelin e drejtuesve politikë të VLEN-it.
“Shqipja dhe maqedonishtja nuk janë në nivel të barabartë. Ligji për përdorimin e gjuhëve e ka avancuar përdorimin e gjuhës shqipe në masë të dukshme por nuk e absolvon në tërësi.” Tha; Afrim Gashi, Kryetar i Kuvendit.
I pyetur nga gazetarja Semra Musai se a po punojnë për një ligj më të mirë i cili do ta avanconte akoma më shumë dhe do ta zyrtarizonte gjuhën shqipe, Gashi u përgjigj;
“Mendoj që është çështje që duhet të hapet.” Tha; Afrim Gashi, Kryetar i Kuvendit.
Semra Musai, Gazetare; E keni hapur këtë teme me partneret e koalicionit apo Mickoskin?
“Unë tani nuk jam në pozitë të diskutoj me kryeministrin për çështje të këtilla pasi e dini që VLEN-i është një parti, ka dy bashkëkryetar dhe mendoj se këto tema duhet të zhvillohen në këtë nivel. Tha; Afrim Gashi, Kryetar i Kuvendit. /Alsat.mk
The post Gashi: “Shqipja dhe maqedonishtja nuk janë në nivel të barabartë” appeared first on Alsat.
