Gazetar: Petar Çaushevski
Në seancën gjyqësore për zjarrin në diskotekën “Puls”, ndërhyri ekipi i Ndihmës së shpejtë, i thirrur për shkak të gjendjes së rënduar të të akuzuarit kryesor, Dejan Jovanov- Deko. Më herët avokatët e tij kërkuan nga gjykata që paraburgimi t’i zëvendësohet me arrest shtëpiak.
“Pas operacionit në shtyllën kurrizore, ai ka marrë injeksione në mënyrë të papërshtatshme gjatë paraburgimit dhe të premten iu bë një operacion i dytë për shkak të shfaqjes së një infeksioni. Edhe sot, ai u soll në mënyrë çnjerëzore në gjykatës me plagë të hapur nga ndërhyrja. Në këtë mënyrë, paraburgimi nuk është masë për sigurimin e pranisë, por dënim para gjykimit”, deklaroi Ivana Kocevska, avokate e Jovanovit.
– Jovanov është sjellë në gjykim mënyrë çnjerëzore
Seanca vazhdoi me dëshminë e Ana Zaharievës, e cila ishe lënduar nga zjarri në Pulse. Ajo kishte marrë djegie në të gjithë krahun e majtë, duke kaluar 42 ditë në spital.
“Isha e bllokuar në stampedo, mbi mua kishte 3-4 persona. Humba ndjenjat dhe kur u zgjova kërkova ndihmë nga ata përreth. Para meje ishte një polic që më ndihmoi, por nuk arriti të më nxirrte, dhe në minutën tjetër erdhi një person tjetër dhe më nxori”, tha Ana Zaharieva, dëshmitare.
-U bllokova në stampedo, mbi mua kishte njerëz
Procesi gjyqësor për tragjedinë në klubin e natës “Puls” është në fazën e procedurës së provave. Për zjarrin janë të akuzuar 35 persona dhe tre kompani. Gjykimi vazhdon të enjten./Alsat.mk.
The post Gjatë seancës gjyqësore për diskotekën “Puls”, pronari i lokalit sëmuret appeared first on Alsat.
