Dy granata artilerie, të kalibrit 75 dhe 155 milimetra, nga Lufta e Parë Botërore, janë gjetur në një zonë të përfshirë nga zjarri i Mariovës para disa ditësh.
Pirotekniku i DMSH-së, Gjorgji Stefanov, i ka larguar në mënyrë të sigurt granatat, të cilat, edhe pse kanë kaluar nëpër tytën e topit, nuk kishin shpërthyer gjatë zjarrit.
Nga DMSH paralajmërojnë se mjete të tilla të pashpërthyera paraqesin rrezik shtesë në zonat e prekura nga zjarret.
