Gjendet i vdekur një 53-vjeçar në shtëpinë e tij në Aerodrom
Një burrë 53-vjeçar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në territorin e Komunës së Aerodromit në Shkup.
Sipas buletinit të policisë, rasti është denoncuar më 12 shtator 2026, rreth orës 13:25, në SPB Shkup.
“Në një shtëpi në territorin e Komunës së Aerodromit është gjetur i vdekur V.M. (53). Vdekja është konstatuar nga një mjek”, njoftoi policia.
Në vendngjarje është kryer ekspertizë, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi i të ndjerit është dërguar për obduksion.
Shkaqet e vdekjes nuk janë bërë të ditura.
