Rusia nuk do të lejojë që shtetet e Aleancës së Atlantikut të Veriut të krijojnë një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainën, tha gjenerallejtënant i Federatës Ruse Vladimir Popov në një intervistë për gazetën ruse Info24.
Kujtojmë, Ministri i Jashtëm polak Radosław Sikorski tha se Varshava dhe aleatët e saj duhet të shqyrtojnë çështjen e krijimit të një zone ndalim-fluturimi mbi territorin e Ukrainës . Sipas tij, vendet e NATO-s e kanë diskutuar tashmë këtë temë disa herë, por nuk kanë arritur të marrin një vendim pozitiv.
“Nuk do të lejojmë përdorimin e paligjshëm të forcës kundër Rusisë”
Sikorski theksoi se Polonia mund të rrëzojë dronë mbi territorin ukrainas nëse Kievi e kërkon këtë, por se ky problem kërkon pjesëmarrjen e vendeve të tjera aleate.
The post Gjenerali rus: Nëse Perëndimi vendos një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainën, ne do të sulmojmë vendet e NATO-s appeared first on Alsat.
