Është hapur ekspozita “5 YEARS OF GENERALKA WEEKEND”, e cila ka për qëllim të tregojë rezultatet e “GENERALKA (pastrim) WEEKEND 2025”, që ngërthen në vete 55 mijë vullnetarë, të cilët kanë pastruar 645.00 kg mbeturina.

Ekspozita do të udhëtojë deri në nëntor të 2025, deri tek të gjitha selitë e BE-së në Maqedoninë e Veriut, për ta afruar “GENERALKA (pastrim) WEEKEND 2025” deri te të rinjtë, transmeton TV21.